Izmir Smajlaj fiton pafajësinë

Atletika

Izmir Smajlaj fiton pafajësinë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 14:23
Izmir Smajlaj

Izmir Smajlaj është i pafajshëm.

Është ky vendimi i gjykatës, që i jep mundësi sportistit shkodran të rikthehet në të gjithë aktivitetet e atletikës, tashmë i shkarkuar nga të gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.

Atleti shkodran, kampioni i Europe, Ballkani dhe rekordmen i Shqipërisë, ka arritur të fitojë betejën ligjore të zhvilluar në Francë me “Njësinë e Integritetit të Atletikës”.

Që e kishte akuzuar 30-vjeçarin për manipulim rezultati në bashkëpunim. Smajlaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

“I drejti nuk mposhtet kurrë! I pafajshëm!

Falë një beteje të gjatë ligjore me AIU, Sport Resolution (Gjykata Sportive Botërore) me seli në Londër, ka shpallur PAFAJËSINË time kundrejt aludimeve për mashtrim ndaj një gare ku isha pjesëmarrës.

Isha i bindur që gjyqtarët e huaj do të vlerësonin të vërtetën dhe do kuptonin që çdo gjë që ishte hetuar ishte e gabuar dhe pa fakte ndaj meje.

Andaj jam tejet i lumtur, dhe me anë të këtij postimi ju komunikoj edhe rikthimin tim në pistë.

Falënderime e mirënjohje për ata që besuan tek unë që në fillim, për punën e përkryer të avokatëve mbrojtës z. Ermir Beta dhe znj. Romina Zano.

Përkthyeses zyrtare znj. Etleva Pushi, si dhe familjes sime që duroi e përjetoi një stres të panevojshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat