Xhamajkani thyen rekordin botëror që qëndronte që nga viti 1985

Atletika

Xhamajkani thyen rekordin botëror që qëndronte që nga viti 1985

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:58
Baton Rouge

Më 11 mars, Jaydon Hibbert u bë atleti i ri që theu rekordin e kërcimit trehapësh.

Pikërisht në Albuquerque ai regjistroi rezultatin 17.54, për t’u bërë lideri i renditjes botërore në histori në këtë kategori, duke kaluar francezin Melvin Raffin (17.20) me 34 centimetra.

Tani, me një tjetër kërcim spektakolar gjatë Kampionatit të Divizionit Juglindor NCAA në Baton Rouge (Luiziana), xhamajkani ka tejkaluar me 37 centimetra rekordin botëror të të rinjve në natyrë (17.50 metra) të vendosur nga gjermani Volker Mai në vitin 1985.

Performanca e Hibbert ka befasuar duke pasur parasysh moshën dhe cilësitë e tij, si dhe faktin që ai e kreu garën me 12 hapa, duke kërcyer 17.87 metra. Jordan Díaz, për shembull, kishte kërcyer 17.49 metra (i treti në renditjen historike të kategorisë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat