Shqipëria siguron dy vende të para me Gegën dhe Burraj

Atletika

Shqipëria siguron dy vende të para me Gegën dhe Burraj

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:50
Luiza Gega

Në Krakov të Polonisë po zhvillohet kampionati Europian Ekipor i Atletikës, një event ku përfaqësohet edhe vendi ynë me një ekip të plotë atletësh. Dita e parë e garave ka qenë mjaft e mirë për Shqipërinë, që ka arritur të sigurojë dy vende të para me atletët e saj.

Kështu, në 5000 metra, nuk ka zhgënjyer e zakonshme Luiza Gega, që me kohën 15’32”39, zuri vendin e parë, shkëputur nga rivalet. Një triumf të rëndësishëm arrin edhe atleti Franko Burraj, që dha kohën më të mirë në garën e 400 metrave, me 46”30.

Në garat e ditës së parë, Shqipëria u përfaqësua me 8 atletë dhe që të gjithë përfunduan në “top-10” vendet para.

Garat do të vijojnë sipas kalendarit, me atletët kuqezi që pretendojnë të tjera medalje.

Rezultate meshkuj

100m, Julian Vila, 11”21 (vendi 10)

400m, Franko Burraj, 46”30 (vendi 1)

800m, Eraldo Qerama, 1’54”19 (vendi 9)

3000m/p, Bledar Mesi, 10’36”99 (vendi 9)

3hapsh, Muhamet Çengeli, 15.15m (vendi 5)

Rezultate femra

100m, Elisa Myrtollari, 12”34 (vendi 9)

400m, Eljana Beqiri, 57”60 (vendi 7)

5000m, Luiza Gega, 15’32”39 (vendi 1)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat