Halil Sylejmani përgëzon Muhamet Ramadanin për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23

Atletika

Halil Sylejmani përgëzon Muhamet Ramadanin për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 korrik 2023 Në ora: 21:30
Muhamet dhe Shaban Ramadani

Atleti i talentuar i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, ka shënuar sukses të madh në Kampionatin Evropian U23, duke e fituar medaljen e bronztë në hedhjen e gjylës.

Meti hedhjen më të mirë e pati 19.20, që e renditi në vendin e tretë nga 15 garues.

Puna e madhe me trajnerin Shaban Ramadani kanë dhënë frytet për djaloshin mitrovicas, që sot të lartësojë Kosovën.

Të jesh në podium në një konkurrencë shumë të fortë, është një dëshmi se Ramadani në të ardhmen mund të jetë në piedestal edhe në garat e seniorëve.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ka përgëzuar suksesin e Ramadanit. 

Muhametin e përgëzoj për punën po ashtu edhe Shabanin, dëshiroj gjithherë që rezultatet të kurorëzohen me medalje.

Andaj edhe kjo u tregua sot, ku në garat U23 është fitues i medaljes së bronztë. 

Mendoj që ka mundësi edhe me tepër me bë Muhameti por edhe përvoja e bën të veten po ashtu me një punë të zellshme, me një trajner tjetër së bashku me Shabanin, që të bëhen kampion evropian e botëror.

Federata e Atletikës së Kosovës do të mundohet me mundësitë e saj që të ndikojë në përkrahje, që të arrijë sukses federata dhe Kosova”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat