Pezullohet rekordmenia e 100 metrave me pengesa

Atletika

Pezullohet rekordmenia e 100 metrave me pengesa

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:21
Tobi Amusan

Atletja nigeriane Tobi Amusan, 26 vjeçe, mbajtësja e rekordeve botërore në 100 metra me pengesa (12.12 më 24 korrik 2022, në Eugene, SHBA), akuzohet se ka dështuar në tri teste antidoping jashtë garës, por ka mohuar të ketë gëlltitur ndonjë substancë për të përmirësuar performancën atletike.

Amusan ende shpreson të garojë në Kampionatin e ardhshëm Botëror, që do të mbahet në Budapest nga data 19 deri më 27 gusht.

Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) njoftoi se Amusan është pezulluar përkohësisht për shkak të tri “dështimeve të vendndodhjes” dhe se akuza do të shqyrtohej nga Gjykata Disiplinore para Botërorit.

“Unë jam sportiste e pastër, jam testuar rregullisht (ndoshta më shumë se zakonisht) nga AIU. Jam testuar disa ditë pas testit tim të tretë të humbur”, ka shkruar Tobi Amusan në Instagram. “Kam besim se çështja do të zgjidhet në favorin tim dhe se do të mund të garoj në Kupën e Botës, në gusht”, tha ajo.

Në përputhje me Rregullat Anti-Doping të Atletikës Botërore, sanksioni i zbatueshëm për tri dështime në vendndodhje është dy vjet pezullim, që mund të ulet në të paktën një vit, në varësi të shkallës së dështimit të sportistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat