Luiza Gega sërish shkëlqen midis Serbisë, rrëmben medaljen e artë

Atletika

Luiza Gega sërish shkëlqen midis Serbisë, rrëmben medaljen e artë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Luiza Gega, përsëri ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Krajlevo të Serbisë.

Gjatë ditës së sotme kampionia kuqezi ka triumfuar  në garën e 5000 metrave duke fiksuar kohën 16 minuta, 7 sekonda e 93 të qindtat, më tepër se 36 sekonda larg vendit të dytë.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy atletet nga Turqia,  Sümeyye Erol(16:43.95) dhe Burcu Subatan(17:01.77).

Për Gegën kjo është medalja e tretë e artë në këtë eveniment. Të shtunën atletja kuqezi ka arritur të sigurojë dy medalje të arta, në 3000 metra me pengesa dhe në 3000 metra duke u bërë dhe sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat