Sportistja shqiptare rrëfehet çfarë i ndodhi në Serbi: Më thyen xhamin e makinës

Atletika

Sportistja shqiptare rrëfehet çfarë i ndodhi në Serbi: Më thyen xhamin e makinës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:46
Luiza Gega

Sportistja shqiptare kaloi ferrin në Serbi.

Serbët ia thyen xhamin e makinës. 

Kampionati Ballkanik u mbajt në Kralevë të Serbisë, ndërsa siguria nuk ishte në nivelin e duhur,

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka shkëlqyer duke i  siguruar medaljen e artë Shqipërisë.

Atletja në një intervistë për "Radio Urban FM" ka treguar prapaskenat.

“Gëzohem kur garoj me ngjyrat e flamurit tim në arena të ndryshme.

Një natë para garës na e thyen xhamin e makinës.

Kishte shumë tension, tregohesha shumë vigjilente që të mos kishte ndonjë incident sepse sigurisht më penalizon në objektivat e radhës.

Gjithë aktiviteti kishte praninë e policisë, ndoshta donin të shmangnin edhe situata të tilla, por që ishte kënaqësi e veçantë, gara e tretë triumfuese, medalje të artë.

Nuk e shmangën dot këtë pjesë që jam nga Shqipëria.

I gjithë fokusi im është për Lojërat Olimpike.

Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm të karrierës.

Tani këto suksese më kanë sjellë në majat e Evropës”, tha Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat