Atletja nga Somalia nën hetim nga qeveria

Atletika

Atletja nga Somalia nën hetim nga qeveria

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Ministri i Sportit dhe Rinisë në Somali, Mohamed Barre, është shprehur i indinjuar nga gara e atletes somaleze, Nasra Ali Abukar në garën e 100 metrave.

Kjo e fundit në Universiadën që po zhvillohet në Kinë, u rendit e fundit në baterinë e saj, duke dhënë kohën 21.81 sekonda.

Bëhet fjalë për rezultatin më të dobët në historinë e këtij eventi dhe koha e atletes është 10 sekonda më e lartë se e atletes që fitoi baterinë, brazilianes Silva Mouraro me 11.58 sekonda.

Paraqitja e atletes 20-vjeçar Abukar, është cilësuar si e turpshme nga qeveria, jo vetëm për sportisten por edhe për vetë vendin.

“Ajo që ndodhi nuk ka lidhje me komunitetin tone.

Më vjen keq, i kërkoj ndjesë popullit somalez.

Kërkoj sqarime se përse kanë përzgjedhur sportistë të papërshtatshëm për këtë event.

Do ta gjej përgjegjësin e këtij skandali”, tha MInistrit i sportit somalez, Mohamed Barre.

Ai ka nisur nje hetim për këtë çështje për të zbuluar kriteret e përzgjedhjes së sportistëve. Hijet më të mëdha të dyshimit bien me zv.presidentin e Federatës Somaleze të Atletikës, pasi atletja që garoi është mbesa e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat