Sara Susuri gati për Kampionatin Evropian: Konkurrenca është shumë e fortë

Atletika

Sara Susuri gati për Kampionatin Evropian: Konkurrenca është shumë e fortë

Nga: K. Goca Më: 4 gusht 2023 Në ora: 12:29
Sara Susuri

Atletet e kombëtares së Kosovës, Sara Susuri dhe Enisi Bytyçi, synojnë paraqitje dinjitoze në Kampionatin Evropian U20, që do të mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Atletët janë të përgatitur maksimalisht për këtë sfidë të madhe evropiane. 

Sara thotë se nesër do të udhëtojnë për në Jerusalem.

Në cilën disiplinë do të garojnë Sara dhe Enisi?

“Të dytë kemi me garuar në disiplinën 200 metra.

Konkurrenca është shumë e fortë.

Normalisht të dytë jemi shumë në formë edhe synojmë që të kemi shumë sukses”, tha Sara për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat