Enis Bytyçi: Jam gati për Kampionatin Evropian 

Atletika

Enis Bytyçi: Jam gati për Kampionatin Evropian 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 gusht 2023 Në ora: 13:06
Enis Bytyçi

Enis Bytyçi dhe Sara Susuri me padurim e presin Kampionatin Evropian U20 të atletikës, që do të mbahet në Jerusalem të Izraelit. 

Nesër marrin rrugë për në Jerusalem, me synime që të lënë gjurmë në këtë ngjarje të madhe.

Atleti i kombëtares së Kosovës, Enis Bytyçi, tha se është përgatitur në çdo aspekt dhe synon rezultat sa më të mirë në disiplinën 200 metra.  

Image

Enis Bytyçi

“Jam gati për Kampionatin Evropian.

Pres të përmirësoj rezultatin personal po ashtu të vendos rekord të ri të Kosovës për U20.

Është tepër e vështirë zona e medaljeve.

Po ashtu jam 1 vit më i ri se të tjerët”, thotë Bytyçi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Sa keni mundur që të përgatiteni për këtë sfidë?

“Jam përgatit shumë për këtë garë dhe i kam pritshmëritë e larta.

Jemi mundu, kemi bërë maksimumin me shokët e klubit dhe trajnerin Adrian Mazrekun që të paraqitemi sa më mirë në këtë Evropian por duhet ta presim garën që të shohim përformancën. 

Po ashtu është një përvojë shumë e mirë për vitet në vijim”, thotë atleti i KA Malisheva, Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat