Duja: Kemi pritur më mirë në Izrael

Atletika

Duja: Kemi pritur më mirë në Izrael

Nga: K. Goca Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:30
Enis Bytyçi, Sara Susuri dhe Bajram Duja

Sara Susuri dhe Enis Bytyçi e përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Evropian U20 në disiplinën 200 metra, që u mbajt në Jerusalem të Izraelit.

Sara u rendit në vend të 16-t dhe Enisi në të 23-tin. 

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bajram Duja, tha se atmosfera ka qenë e mirë por jo edhe rezultatet.

Duja ka dhënë arsyet e mungesës së rezultateve.

“Atmosfera ishte shume e mirë.

Për shkak të disa problemeve shëndetësore të atletëve, rezultatet nuk janë të nivelit të tyre.

Kemi pritur më mirë, por rrethanat nuk i lejuan ta tregojnë nivelin që e kanë”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat