Mahnitëse në Kosovë, atletët me duart e tyre e rregullojnë shtegun së bashku me kryetrajnerin

Atletika

Mahnitëse në Kosovë, atletët me duart e tyre e rregullojnë shtegun së bashku me kryetrajnerin

Nga: K. Goca Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:28
Pamje gjatë rregullimit të shtegut, kryetrajneri Zijadin Kryeziu me atletët

Është klubi më i organizuar në atletikën e Kosovës, është fjala për klubin e Roganës, me kryetrajner Zijadin Kryeziu. 

Rogana është fshat nga qyteti i Dardanës, me të cilin klub nuk mburret vetëm Anamorava.

Në kushtet të cilët punojnë sukseset janë për t’u lakmuar. 

Image

Kur mungon dora e shtetit në krijimin e kushteve ashtu siç duhet për atletikën, në klubin e Roganës vetorganizohen dhe e rregullojnë shtegun me mundësi e tyre e me paratë edhe nga xhepi i tyre.

Mënyra se si e kanë rregulluar shtegun është për t’u mahnitur për secilin që e sheh atë. 

Image

Që nga viti 2011 përgatitjet i mbajnë gjatë verës në këtë mjedis të bukur, me lartësi mbi detare 1100 metra lmd.

Ky vend është në Kranidel, 12 kilometra larg prej Roganës.

Image

Tash e 13 vite punojnë në shtegun që vet e rregullojnë në fusha dhe malet e bukura me një lartësi mbidetare.

“Rrethanat dhe kushtet nuk i plotësojnë kriteret përpos lartësisë që e bën te veten, kushte nuk ka. 

Image

Aty kemi ndejt një kohë edhe me shator me tenda prej 3- 4 javë gjatë verës.

Pastaj e kemi ndërtuar një shtëpisë malore.

Image

Gjatë dimrit

E kemi një shtëpisë malore”, thotë Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat