Muçaku: Driton Haliti i ka thënë Adnan Tahirit në federatë, hiqni Agron Muçakun

Atletika

Muçaku: Driton Haliti i ka thënë Adnan Tahirit në federatë, hiqni Agron Muçakun

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 gusht 2023 Në ora: 13:16
Agron Muçaku

 Atletit veteran Agron Muçakut i ka mbetur hatri shumë që nuk u ftua në garën ballkanike që mbahet në fillim të shtatorit në Izmir të Turqisë.

Muçaku ka drejtuar gishtin nga Driton Haliti duke thënë se ka monopol ai dhe e quan shoqatën e veteranët të atletikës shoqatë klandestinësh.

Muçaku është prej atletëve më të mirë veteran, ku rezultatet e viteve të fundit janë dëshmia më e mirë.

Z. Agron Muçaku, ankoheni se padrejtësisht keni mbetur jashtë listës, kush iu la jashtë saj?

“Driton Haliti sepse unë nuk e njoh shoqatën e tij. Ndërsa ai e ka monopolizuar padrejtësisht të drejtën me marr pjesë në gara pa aprovimin e tij.

Në Evropë ra Driton Haliti nuk me pranuan në Pescara 2023 në Kampionat Evropian për veteran”, thotë Muçaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Cila është arsyeja, ka inate apo ndonjë arsyetim nga Haliti?

“Unë përfaqësoj federatën 44 vjet dhe nuk mund të braktis.

Ky ka krijua në dukje me ligj shoqatë të veteranëve por është klandestine sepse e ka kaluar tinëzisht komision e federatës për këtë çështje. Me pas ju është imponua organizmave ndërkombëtar dhe atë e njohin si përfaqësues te Kosovës.

Ndërsa unë nuk mundem ta pranoj, jam i federatës. Pasi e ka monopolin në gara po na imponohet nëpërmjet këtij e unë nuk mundem.

Ky ju ka thënë Adnan Tahirit në federatë hiqni Agron Muçaku të gjithëve ju marr”, thotë Muçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat