KA Burimi reagon për padrejtësitë ndaj Muçakut nga shoqata e veteranëve   

Atletika

KA Burimi reagon për padrejtësitë ndaj Muçakut nga shoqata e veteranëve   

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:20
Agron Muçaku

Klubi i atletikës Burimi nga Istogu ka reaguar në lidhje me atletin veteran Agron Muçaku që u la jashtë listës nga Shoqata e Veteranëve të Atletikës së Kosovës.

KA Burimi reagon për padrejtësitë ndaj Muçakut nga shoqata e veteranëve të atletikës. 

“Vërtetim – komunikatë: Me të cilin vërtetojmë që Agron Muçaku, i lindur me 03.06.1963 në Gjakovë, është Kryetrajner i Klubit të Atletikës Burimi në Istog, që nga vitit 2022. 

Gjithashtu vërtetojmë që Agron Muçaku është edhe atlet aktiv veteranë në kuadër të Federatës Atletike të Kosovës.

Si atletë veteran ishte kapiten i reprezentacionit të Kosovës në garat Ballkanike që u mbajtën në Shtator të vitit 2022 në Selanik të Greqisë.

Atleti veteran Agron Muçaku, në këto gara Ballkanike, që u mbajtën në Selanik të shtetit Grek, ishte fitues i dy medaljeve ari në disiplinat: 400m me pengesa dhe 100 stafeta 4x100m.

Ndërsa, ishte i dyti në 100m me pengesa me medalje argjendi.

Në disiplinën e trehapëshit ishte i treti me medalje bronzi.

Pra, përveç që ishte kapiten Agron Muçaku, ishte atleti në i suksesshëm i reprezentacionit të Kosovës në këto gara duke fituar 4 medalje. 

Prandaj, mos thirrja, apo mos shkuarja e Kryetrajnerit tonë respektivisht atletit tonë veteran në garat Ballkanike që do të mbahen në shtator, në Izmir, Turqis është diskriminim i pa pranueshëm për NE dhe Agronin, sepse Agroni është Kampion Mbarëkombëtar dhe Kampion Ballkanik.

Kërkojmë nga Federata dhe organet qeveritare të parandalohet ky diskriminim i turpshëm dhe atletit veteranë ti mundësohet pjesëmarrja në këto gara”, reagon kryesia e klubit të atletikës dhe kryetar i klubit Burimi në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat