Federata e Atletikës së Kosovës: Kampi stërvitore ka rendësin e shumëfishtë për atletët e rinj

Atletika

Federata e Atletikës së Kosovës: Kampi stërvitore ka rendësin e shumëfishtë për atletët e rinj

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 21:03
Kampi në Banjë

Kampi stërvitor për të rinj po mbahet në Banjë.

Është një kamp shumë i rëndësishëm dhe që iu shërben atletëve të rinj për të mësuar elementet më bashkëkohor të mbretëreshës së sporteve. 

“Federata Atletike e Kosovës është duke organizuar kampin veror për të rijnë U12 - U14 në Banjë të Pejës në këtë kamp janë të përfshirë 33 atletë të klubeve nga trevat e ndryshme të Kosovës.

Trajnerët e Federatës Atletike të Kosovës kanë hartuar një program profesional adekuat në bazë të moshës, me qëllim të ngritjes së performancës të atletëve që të ketë vlera edukative dhe sociale. 

Kampi stërvitore ka rendësin e shumëfishtë për atletët e rinj. Motivimi dhe përkushtimi për sportin e atletikës për të ngritur njohuritë dhe rezultatet në sportin”, njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat