Kosova me një atlete në Kampionatin Botëror, Halil  Sylejmani në kongres 

Atletika

Kosova me një atlete në Kampionatin Botëror, Halil  Sylejmani në kongres 

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:27
Halil Sylejmani dhe Gresa Bakraçi

Federata e Atletikës së Kosovës ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare, se vetëm me një garuese do të garojnë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Budapest. 

“Atletja Gresa Bakraçi do e përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Botëror të atletikes prej 19-27.08.2023 që do mbahet në Budapest të Hungarisë

Atletja Gresa Bakraçi do të paraqite në disiplinën 1500 metra me 19 08.2023 dhe shpresojmë që të ketë një paraqitje të mirë dhe të kualifikohet për gjysmë finalë të kampionatit botëror”, njofton federata.

Në Budapest ka udhëtuar edhe kryetar i federatës Halil Sylejmani, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës. 

“Në këtë kampionate marrin pjesë mbi 2100 atletë nga 200 shtete dhe do garojnë në kryeqytetin e hungarez për titullin e botëror 

Me atleten Gresa Bakrraçi në Kampionatin Botëror është kryetari i Federatës Atletike të Kosovës z Halil Sylejmani edhe Fatlum Grajçevci”, njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat