Halil Sylejmani është impresionuar me atmosferën në Kampionatin Botëror

Atletika

Halil Sylejmani është impresionuar me atmosferën në Kampionatin Botëror

Nga: K. G. Më: 20 gusht 2023 Në ora: 16:02
Halil Sylejman në stadiumin në Budapest

Në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest po mbahet Kampionati Botëror i atletikës.

Kosova po përfaqësohet me atleten Gresa Bakraqi.

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, ka takime me federatat e shteteve të ndryshme evropiane po ashtu do të marr pjesë në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës.   

Sylejmani është impresionuar me atmosferën në Kampionatin Botëror.

Flamuri i Kosovës valon në Budapest.

Sylejmani do të ketë takime me homologët e tij, me theks të veçantë bashkëpunimi dhe që të ndihmohet edhe atletika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat