Osmani: Kosova po bëhet me stadiumin e parë të atletikës! 

Atletika

Osmani: Kosova po bëhet me stadiumin e parë të atletikës! 

Nga: K.G. Më: 23 gusht 2023 Në ora: 22:07
Pamje si duket stadiumi

Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, tha se komuniteti i atletikës po bëhet em stadium të ri.   

“Kosova po bëhet me stadiumin e parë të atletikës! 

Infrastruktura e cila i ka munguar komunitetit sportiv ndërvite është një nga prioritetet e ministrisë tonë.

Sportistët dhe trajnerët e disiplinave të ndryshme të atletikës, përfshirë vrapimet, hedhjet, kërcimet, si dhe disiplinat e kombinuara do të kenë stadiumin adekuat për të zhvilluar potencialin e tyre. 

Ky projekt për të cilin është ndarë toka nga komuna e Kamenicës, është ndarë buxhet nga Qeveria e Kosovës, dhe i cili plotëson standardet ndërkombëtare të kategorisë III, do të jetë në shërbim të komunitetit sportiv të Kamenicës, të të gjitha klubeve tjera të atletikës në Kosovë, dhe Federatës së Atletikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat