Burraj zhgënjen në Botëror

Atletika

Burraj zhgënjen në Botëror

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 12:12
Burraj

Në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Budapest, dje ka konkurruar për Shqipërinë edhe Franko Burraj. Kampioni shkodran mori pjesë në garën e 200 metrave, por pa mundur që të lerë gjurmë.

Me kohën 21.52 ai u rendit i fundit në Baterinë 1, ndërsa me këtë rezultat u klasifikua në vend të 52-të ndërmjet 54 konkurrentëve që mbyllën garën.

Kujtojmë se Franko Burraj mban rekordin kombëtar për Shqipërinë në disiplinën e 200 metrave, me kohën 21.19 të vendosur në qershor gjatë Lojërave Europiane.

Burraj mban gjithashtu edhe rekordin kombëtar në 400 metra me kohën 46.16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat