Xhamajkani “fluturon” gjatë kërcimit dhe “ngulet” me kokë në rërë

Atletika

Xhamajkani “fluturon” gjatë kërcimit dhe “ngulet” me kokë në rërë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 12:38
Carey McLeod

Carey McLeod ishte një nga protagonistët e së enjtes mbrëma në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest dhe nuk u ngjit as në podium, pavarësisht se e kishte përfunduar garën me të njëjtin rezultat 8.27 metra si rivali i vendit të tretë, xhamajkani tjetër, Tajay Gayle.

Por mënyra se si kërcyesi së gjati 25-vjeçar fluturoi me kokën në rërë bëri xhiron e botës.

McLeod filloi të vraponte me vrull, por pak para se të kërcente i rrëshqiti këmba dhe fluturoi mbi rërë, duke rënë anash me kokë.

Fatmirësisht, nga kjo rënia e pazakonte nuk mori plagë serioze.

A u ngrit menjëherë dhe kërkoi mbështetjen e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat