Danielle Williams fiton të artën

Atletika

Danielle Williams fiton të artën

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:38
Danielle Williams

Në garën e 100 metrave me pengesa për femra medaljen e artë e fitoi Danielle Williams.

Atletia nga xhamajka regjistroi kohën 12 sekonda e 43 të qindat, duke lënë pas në vijën e finishit kampionen olimpike, Kamaço-Kuin nga Porto Riko.

Në vendin e tretë u rendit amerikania Kendra Herrison.

Një garë me të vërtetë e fortë e venosur thuajse me foto-finish.

Nuk kishte befasi në 400 metra me pengesa në garimin për femra.

Pasi nuk kishte humbuar asnjë garë në këtë vit, holandezja Femke Bol kurorëzoi triumfin e saj me medaljen e artë në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat