Rugova reagon: E tmerrshme dhe e dhimbshme se si u dëmtua qëllimisht shtegu

Atletika

Rugova reagon: E tmerrshme dhe e dhimbshme se si u dëmtua qëllimisht shtegu

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:01
Shtegu i dëmtuar

Është dëmtuar shtegu i ecjes dhe vrapimit në Taukbahçe.

Kjo ka detyruar që të reagojë ashpër Granit Rugovën, drejtor për sport në komunën e Prishtinës.

“E tmerrshme dhe e dhimbshme se si u dëmtua qëllimisht ende pa përfunduar shtegu i ecjes dhe vrapimit në Taukbahqe.

Image

Pamje e shtegut

Pse duhet të ndodhë një gjë e tillë, thjeshtë e pabesueshme!!!

I dënojmë veprimet e tilla huligane dhe qëllim keqe, dhe i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund”, ka reaguar Rugova.

Drejtori pët sport në komunën e Prishtinës, thotë se puna do të vazhdojë dhe shtegu do të rregullohet.

“Puna do të vazhdojë, sportistët dhe qytetarët do ta shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë. 
Prishtina, qytet i sportit”, k
a përfunduar Rugova,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat