KA Theranda 1992 përgëzon Gegajn për vendin e parë në garat ballkanike 

Atletika

KA Theranda 1992 përgëzon Gegajn për vendin e parë në garat ballkanike 

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:17
Elmi Gegaj - në mes

Klubi i atletikës Theranda 1992 ka përgëzuar atletin veteran Elmi Gegaj për suksesin në garat ballkanike, që po mbahet në Turqi.

Gegaj ka arritur vendin e parë në kategorinë e veteranëve, që e bën krenar edhe klubin Theranda 1992. 

Lajmi mirë nga Izmiri i Turqisë, prof. Elmi Gegaj siguron medaljen e parë për përfaqësuesen e Kosovës në disiplinën 800 metra, ku u rendit në vendin e parë për moshat 70 vjeçe, në garat Ballkanike për veteran, të cilat po mbahen në Turqi. 

Me datë 2 dhe 3 shtator, veterani Elmi Gegaj do ta përfaqësoj Kosovën edhe në disiplinat 1.500 metra dhe 10,000 metra, ku padyshim presim rezultat të mirë”, ka bërë të ditur klubi atletik Theranda 1992.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat