Veteranët e Kosovës kthehen me 20 medalje nga Turqia

Atletika

Veteranët e Kosovës kthehen me 20 medalje nga Turqia

Nga: K.G. Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:58
Veteranët e Kosovës

Veteranët e Kosovës shënuan rezultate të lakmueshme në garën ballkanike të atletikës në Izmir të Turqisë.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Atletikës së Kosovës, Driton Haliti, tha se kanë fituar 20 medalje. 

“Për 3 ditë me radh në Izmir u mbajt Kampionati I 32 Ballkanik për veteran.

Edhe ky ishte një kampionat i radhës ku atletët veteran  arritën suksese të shkëlqyeshme.

Për 3 dite sa ishin garat atletët veteran arritën t’i fitojnë 20 medalje, nga këto 6 të arta, 9 të argjendta dhe 5 të bronzta. Më medalje të arta u stolisen. E gjithë kjo e arritur nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen nga Komuna e Prishtinës - Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Wport të cilët përkrahen shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit.

I falënderojmë nga zemra. Gjithashtu falënderojmë shtypshkronjën ‘Blendi’ që na përkrahu me triko”,  - ka bërë të ditur Haliti. 

Muhamet Rama 400 metra dhe 800m; Elmi Gegaj 800m dhe 10000 m dhe Majlinda Canolli në 1500 dhe 2000m/h; ndërsa Burim Begu kërcim se gjati i III,shtiz i III ,gjyle i II, Edis Krusha 400m II Shefqet Hasani 100m/h II,trehapsh II. 
Driton Haliti kërcim se gjati II, shtizë II, trehapash III; Labinot Gashi kërcim së gjati i II.

Stafeta 4x100m vendi i tretë (Naim Malazezi, Ragip Makoll, Dragisha Blagiq, Shefqet Hasani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat