Erzen Zyberaj, një emër në ultramaratona që po e lartëson Kosovën 

Atletika

Erzen Zyberaj, një emër në ultramaratona që po e lartëson Kosovën 

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:47
Erzen Zyberaj

Erzen Zyberaj, një emër në ultramaratona që po e lartëson Kosovën 

Ky është Erzen Zyberaj, atlet dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës në vrapimet malore si dhe ultramaratona.

“Vrapimin malor dhe distancat ultramaratonike i ka filluar që tri vite. G

jatë kësaj periudhe ka arritur që të jetë atleti më i suksesshëm në Kosovë duke i fituar të gjitha garat e vrapimit malor që janë mbajtur në vendin tonë.

Ka kaluar shumë sfida të ndryshme në vrapimet ultramaratonike duke filluar nga 50, 100 e deri në 150km. 

Pastaj vrapimet në secilën komunë të Kosovës çdo ditë nga një gjysmëmaraton 21km.

Pjesëmarrës për herë të parë në histori të Kosovës në kampionatin botëror të 100km në Berlin të Gjermanisë, pastaj në kampionatin botëror të Sky Running në Itali.
 

Ka arritur të shpallet kampion edhe në Maqedoninë e Veriut si dhe Turqi duke bërë histori si atleti i parë shqiptar që fiton një garë të vrapmit malor në arenën ndërkombëtare.

Rezultatet dhe puna e Erzenit ka bërë që të jetë motivues dhe model i një sportisti për shumë vrapues dhe sportista të ndryshëm.

Prandaj puna dhe dëshira që Kosovën ta shohim sa më lartë në arenën ndërkombëtare vazhdon dhe mbetet i vetmi synim i këtij sporti kulminant.

Klubi Alpin Podguri krenohet me të arriturat e vazhdueshme të Erzenit dhe i uron suksese gjithmonë”, shkruan në faqen e Klubi Alpin Podguri,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat