Maratona e Shtigjeve në Voskopojë, garues shqiptarë dhe të huaj

Atletika

Maratona e Shtigjeve në Voskopojë, garues shqiptarë dhe të huaj

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 16:23
Pamje nga gara

Të apasionuar pas vrapimit por dhe natyrës, vrapuan këtë diel nëpër shtigjet e Voskopojës.

Kështu quhet dhe Maratona, që këtë vit, ishte hera e 6 që u zhvillua, nëpër rrugët malore e të freskëta të Voskopojës.

“Ajri i pastër vrapim, pishat, është një prekulli e vërtetë”.

Griseld Mema është nga Tirana dhe kjo është hera e pestë që shkon në Voskopojë për këtë maratonë. Po kjo është hera e parë që fitoi, në garën e 21 kilometrave, vrapimi më i gjatë i kësaj maratone.

Familja Mesi ishte dominuese në forcë vrapimi.

“Ishte shumë bukur”.

Hera Mesi është fituesja në moshë më e vogla. Ajo vrapo 5 kilometra në këtë “Maraton Shtigjesh” dhe mbërriti e para në finish, nga vajzat që kishte rivale.

Por familja Mesi shkoi në shtëpi me 3 fitues.

Lionel Mesi është fituesi i vendit të parë, për distancën 5 kilometra. Dyfishin e tyre e bëri, Bledar Mesi, major në Forcat e Armatosura. Si Hera dhe Lioneli, edhe Bledari fitoi, në distancën e 10 kilometrave.

Garuesit u nisën nga qendra e Voskopojës dhe vijuan garën mes rrugëve dhe shtigjeve që kalonin në terrene të vështirë dhe të pak të njohur. Kjo e bëri edhe më tërheqëse këtë garë, sidomos për vizitorët e pjesëmarrësit e huaj.

“Unë quhem Lena, jam nga Gjermania.

Kjo është hera ime e parë që jam këtu, është kaq këndshëm. Të gjithë janë të mirë dhe ndihmues. Më pëlqen shumë, më pëlqen dhe natyrë përreth”.

Në maratonën shtigjeve të Voskopojës, morën pjesë mbi 150 garues, profesionistë dhe amatorë.

Pēr organizatorët, aktiviteti synon promovon jo vetëm sportin por edhe atraksionet dhe bukuritê e Voskopojës. Për organizuesit, siç thotë Altin Sholla, kjo nuk është thjeshtë një garë vrapimi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat