Kenianët në Maratonën e Prishtinës! Halil Sylejmani: Jemi të gatshëm

Atletika

Kenianët në Maratonën e Prishtinës! Halil Sylejmani: Jemi të gatshëm

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 shtator 2023 Në ora: 17:44
Halil Sylejmani

Me emocione po pritet Maratona e Prishtinës në atletikë, e cila do të mbahet më 24 shtator duke filluar në orën 09.00.

Gjithçka është gati për garën e madhe ndërkombëtare.

Atletët nga Kenia veç e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe listat e shteteve pjesëmarrëse pritet të dihet saktësisht nesër në orët e mbrëmjes.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, njeriu që asnjëherë nuk u ndal me bashkëpunëtorët e tij, duke i organizuar Maratonat ashtu siç i ka hije dhe vazhdimisht ka marrë komplimente nga shtetet pjesëmarrëse.

Maratona e Prishtinës është edhe një panoramë e bukur për shtetin e Kosovës, një tregues se Kosova është shtet i sporti. 

“Jemi të gatshëm, jemi në përfundim me të gjitha gjërat. 

Përafërsisht të gjitha çështjet janë të rregulluar. 

Janë të afruara të gjitha pos regjistrimeve. 

Shtegu është përcaktuar definitivisht, vendi dhe disa donatorë”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

‘ProCredit Bank’, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, komuna e Prishtinës, ndihmojnë Maratonën ndërkombëtare “Prishtina 2023”. 

Sylejmani i është mirënjohës për ndihmën në organizimin e kësaj gare të madhe dhe me reputacion ndërkombëtar. 

“ProCredit Bank po financon si gjithherë edhe sivjet me shumë solide,  po ashtu na ndihmon materialisht edhe MKRS, pastaj  komuna e Prishtinës”, ka nënvizuar Sylejmani.

E diela do të jetë festë e atletikës në kryeqytetin e Kosovës.

Siç thuhet në zhargonin sportive, dasmë e atletikës.

 “Organizimi është duke shkuar mirë, po presim pjesëmarrjen nga shumë shtete që munden me ardhur.

Deri më tash e kanë konfirmuar atletët nga Kenia e disa shtete por të gjitha do të bëhen të ditur nesër”, thotë numri një i federatës.

Si gjithmonë edhe kësaj radhe me shpërblime për vendet e para, në 42 kilometra 1.000 euro për vendin e parë të meshkujt dhe të femrat, shpërblime edhe për vendet e para në 21 kilometra, 10 kilometra 5 kilometra etj. 
Fondi i shpërblimeve është rreth 12.000 euro. 

“Presim një garë vërtet mbresëlënëse pe opinionin e Kosovës dhe më gjerë.

Presim garues nga brenda dhe jashtë vendit”, ka përfunduar Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat