Mazreku: Këtë vit presim pjesëmarrje më të madhe në Maratonën e Prishtinës 

Atletika

Mazreku: Këtë vit presim pjesëmarrje më të madhe në Maratonën e Prishtinës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 shtator 2023 Në ora: 20:24
Kushtrim Mazreku

Edhe dy ditë na ndajnë nga gara ndërkombëtare e atletikës, Maratona Prishtina.

Trajneri i KA Malishevës, Adrian Mazreku, njëherësh zyrtar për informim të maratonës, tha se ecuria e përgatitjeve ka shkuar sipas planit deri me tash dhe gjithçka është gatoi për startin e të dielës në orën 09.00..

“Përgatitjet për këtë maratonë kanë filluar qysh vitin e kaluar dhe tani kur jemi vetëm dy ditë nga starti i saj të gjitha përgatitjet teknike janë në fazën e fundit dhe presim të shkoi gjithçka sipas planit.

Kjo është gjysmëmaratona e 22 me radhë por e dyta si maratonë e plotë”, thotë Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Organizimi i maratonës është sfidë në vete, këtë e thotë edhe Mazreku:

“Për neve si organizator është shumë sfiduese organizimi i maratonës së plotë sepse kërkon shumë staf për të mbuluar pikat e kontrollit, stacionet e freskimit, përcjelljen e garuesve elitë, mbulimin e udhëkryqeve me zyrtarë policor, stacionimin e veturave te ndihmës së shpejtë, përcjellja e personaliteteve në garë, mbulimi i transmetimit live e shumë detyra tjera”.
Pritet të marrin pjesë një numër i madh në këtë garë.

Mazreku konfirmon pjesëmarrjen e atletëve nga Kenia.“Këtë vit presim pjesëmarrje më të madhe e sidomos të atletëve elitë që do të vinë nga Kenia dhe shtetet Ballkanike por edhe nga shume shtete Evropiane e Botërore.

Presim të kemi pjesëmarrje edhe të personaliteteve nga Kosova (sportist, artist,  politikan, polic, ushtar etj)

Shtegu do të jetë i hapur për maratonën e plotë 6 orë”, ka përfunduar Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat