Hosea Kiplagat triumfon në maratonën “Prishtina 2023”

Atletika

Hosea Kiplagat triumfon në maratonën “Prishtina 2023”

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:57
Pamje nga gara

Ka përfunduar maratona “Prishtina 2023”.

Garuesi nga Kenia, Hosea Kiplagat është fitues i kësaj gare atraktive që u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës.

Kiplagat bashkë me bashkëkombësinë e tij, Mathew Kosgei, nga fillimi i kësaj gare e deri në finish i prinin garës, madje, kjo dyshe shumë shpejtë krijojë distancën nga 75 garuesit tjerë.

Kiplagat shtegun prej 22 kilometra e kalojë për kohën dy orë e 28 minuta e 59 sekonda, i ndjekur nga Mathew Kosgei, derisa i treti në sak arriti kroati Zhivkoviç.

Federata e Atletikës së Kosovës ishte organizatore e maratonës “Prishtina 2023”, organizim që lë për të dëshiruar, sepse në shumë elemente çaloi kjo gare që mbledh numër të madh sportistesh.

Në fund të maratonës “Prishtina 2024”, organizatorët ndanë shpërblime për atletët që zënë tetë vendet e para.

Shpërblimet për vrapimin maratonë (42.195 kilometra) te meshkujt dhe femrat:

Vendi i parë (1 mijë euro), vendi i dytë (700 euro), vendi i tretë (400 euro), vendi i katërt (200 euro), vendi i pestë (150 euro), vendi i gjashtë (100 euro), vendi i shtatë (70 euro) dhe vendi i tetë (50 euro). Shpërblimet për vrapimin Gjysmëmaratonë (21.0975 kilometra): Vendi i parë (250 euro), vendi i dytë (200 euro), vendi i tretë (150 euro), vendi i katërt (100 euro) dhe vendi i pestë (50 euro).

Ka përfunduar gara pesë kilometra në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Në orën 9:00, ka startuar një nga ngjarjet më të mëdha sportive që zhvillohen në vendin tonë maratona e Prishtinës.

Në konkurrencën e meshkujve fitues është atleti zviceran Pierre Fournier, derisa në konkurrencën e femrave e para në cak arriti garuesja nga Kosova Valentina Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat