Detajet më të reja për Defender, do t’i mësojmë me 27 dhjetor

Auto

Detajet më të reja për Defender, do t’i mësojmë me 27 dhjetor

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:35
Defender

Së bashku me Ford Bronco, Land Rover Defender është një prej makinave të mëdha, që po priten me shumë dëshirë. Ky model që nuk pritej të lansohej deri më 2020, do të jetë një SUV i madh, luksoz dhe i fuqishëm për ta larguar nga froni Mercedes-Benz G-Class.

Megjithëse pritej që kjo makinë të arrijë pas më se një viti, duket se nuk do të zgjasë shumë, për ta parë se si duket.

Ishte vet prodhuesi britanik, që e postoi një fotografi në Facebook, ku Defender shihej duke u ngarkuan në një kamion.

“Të mos shpaloset deri në 2019”, thuhet në përshkrimin e imazhit. Mes tjerash, është thënë se detajet më të reja për këtë makinë, do të bëhen të ditura më 27 dhjetor.

Megjithëse nuk pritet të prezantohet zyrtarisht, mund të mësojmë së paku datën e saktë, se kur mund të shohim Land Rover Defender me pamjen që do ta ketë. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat