Honda zbulon super mini veturën elektrike

Auto

Honda zbulon super mini veturën elektrike

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:52
Foto

Rivali i BMW i3 fillimisht është prezantuar si Urban EV koncept në panairin e veturave në 2017-ën në Frankfurt, por ky prototip, i cili do të prezantohet në panairin e javës së ardhshme në Gjenevë, është “rreth 98 për qind” produkti final i tij.

E Prototip është i gjatë 3,896mm, 1,750mm i gjerë e 1,495 i gjatë, gjë e cila e bën atë më të përshtatshëm se BMW i3 apo edhe se Renault ZOE.

Kjo veturë akomodon vetëm katër persona, por në mënyrë të rehatshme e komode.

Ky E Prototip vjen në platformën e re të dedikuar për EV, e për të cilin Honda thotë se është i aftë të përshkojë 200 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.

Tani për tani nuk dihet se sa do të kushtojë ‘e Prototip’, por lideri i këtij projekti Kohei Hitomi treguar se nuk do të jetë një veturë e lirë.

“Kostoja nuk është një faktor i rëndësishëm”, ka thënë ai. “Shikoni iPhone-in: ata nuk janë të lirë por prapë të gjithë i dëshirojnë ata”.

“Kostoja e lartë ka një justifikim. Është shumë praktik e me performanca të mira – ne besojmë të njëjtën gjë për veturën tonë elektrike. Ne nuk dëshirojmë të ofrojmë një produkt me çmim të ulët”, ka shtuar Hitmoi.

Honda do ta lansojë këtë veturë në fund të këtij viti ndërsa do të fillojë të dorëzojë porositë e para të tij në fillim të 2020-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat