Mitsubishi Pajero “pensionohet” nga Japonia pas 37 vjetësh

Auto

Mitsubishi Pajero “pensionohet” nga Japonia pas 37 vjetësh

Nga: atsh Më: 27 prill 2019 Në ora: 21:15
Mitsubishi Pajero

Një prej ikonave të botës së SUV-ëve, Mitsubishi Pajero, përgatitet të dalë nga skena duke filluar nga Japonia, shtëpia e tij.

Marka japoneze, që e prodhon që prej vitit 1982, në fakt ka njoftuar që ky model, një SUV e vërtetë, me skeletin e ndarë nga shasia, nuk do të shitet më në Japoni dhe në shumë tregje të tjera, ndërsa do të vazhdojë të propozohet në versionin sport në Lindjen e Mesme dhe Australi, tregje tradicionale për SUV-ët.

Ndërsa në Japoni, Mitsubishi Pajero do të ofrohet në 700 kopje që mbajnë emërtimin “Final Edition”, me motor dizel 3.2-litër Turbo me katër cilindra e 187 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 5 shpejtësi.

Tani pritet të fillojë gara mes koleksionistëve të SUV-ëve edhe për Pajeron ashtu sikurse ka ndodhur me modele të tjera ikonë si Toyota Land Cruiser, Ford Bronco, Land Rover Defender dhe versionin e parë të Range Roverit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat