Prodhuesi jugkorean ka lansuar dizajnin e crossover-it të ri kompakt.
Premiera botërore është planifikuar në verë dhe modeli i ri do të shfaqet së pari në tregun korean, në gjysmën e dytë të këtij viti.
Bëhet fjalë për versionin-koncept të nënshkrimit SP që KIA paraqiti në Seul në fund të marsit.
Fillimi i shitjeve në tregjet e tjera botërore është planifikuar për 2020. Emri i modelit serik nuk është shpallur deri tani, por spekulohet se SUV i ri do të quhet Tusker, transmeton KosovaPress.
KIA do ta përdorë këtë automjet për të paraqitur ‘gjuhën’ e dizajnit të ri që do të zbukurojë modelet e ardhshme të kësaj kompanie.