Veturat që më së shumti synojnë hajnat, nuk janë ato luksoze – të dhënat në Britani të Madhe e dëshmojnë këtë - Bota Sot
Veturat që më së shumti synojnë hajnat, nuk janë ato luksoze – të dhënat në Britani të Madhe e dëshmojnë këtë

Auto

Veturat që më së shumti synojnë hajnat, nuk janë ato luksoze – të dhënat në Britani të Madhe e dëshmojnë këtë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:04
Ilustrim

Mund të ju befasojë, por a e dini se vetura më e vjedhur gjatë vitit 2018, nuk ishte një veturë luksoze.

Këto të dhëna janë publikuar nga mediat britanike, sipas të cilave, lloji i veturave, cak i hajnave nuk ishte një makinë sportive ose një xhip, por ishte në të vërtetë një Ford Focus, përcjell Telegrafi.

Sipas shifrave të policisë të cilat janë analizuar nga GoCompare, Ford Focus dhe disa modele të tjera të Fordit ishin objektivi i zgjedhjes për ata që vidhnin makina në Britani të Madhe, me një total prej 1,952 vetura Ford të vjedhura në të gjithë vendin.

Hulumtimi thuhet të ketë nxjerrë në pah të dhënat nga 17 nga 43 qendra policore në Angli dhe Uells, duke përfshirë Dorset, Bedfordshire dhe Hertfordshire.

Të njëjtat dhëna, siç thuhet më tej, tregohet se një total prej 25,684 automjetesh janë raportuar të vjedhura nëpër këto 17 qendra vitin e kaluar – me policinë e Kent që regjistron numrin më të madh të vjedhjeve të automjeteve pas marrjes së 3,444 automjeteve.

Por pavarësisht kësaj, ishte një zonë në Staffordshire që u gjet si një nga vendet më të rrezikshme në Britani të Madhe për të lënë një makinë.Megjithatë, përveç Ford Focus, makina të tjera që u vunë në shënjestër nga kriminelët përfshinin Ford Fiesta, Ford Mondeo, Vauxhall Astra dhe Volkswagen Golf.

Veç këtyre, kishte gjithashtu edhe disa makina tjera të vjedhura, të tilla si 35 BMW 1 Series dhe 29 Land Rover Range Rovers.

Modele të tjera në listë përfshinin vetura të tipit Audi A3, Audi A4, BMW 3 Serie, Renault Clio, Vauxhall Zafira, Volkswagen Polo, Vauxhall Corsa dhe Land Rover Defender.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...