Volkswagen Tarek gati për tregun amerikan - Bota Sot
Volkswagen Tarek gati për tregun amerikan

Auto

Volkswagen Tarek gati për tregun amerikan

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:24
Volkswagen Tarek

Mediat ruse kanë publikuar pamjet e para të crossover-it të ri Volkswagen Tarek që dedikohet për tregun amerikan.

Tarek është pozicionuar poshtë Tiguan, dhe duhet të jetë një konkurrent i Jeep Compass, transmeton KosovaPress.

Modeli i ri është parë në fazën testuese në rrugët e qytetit brazilian Sao Paulo, dhe linjat e projektimit të crossover-it më të vogël T-Cross janë të dukshme.

Tarek është i gjatë 4,45 metra me një distancë ndërmjet boshtesh prej 2.68 metra  dhe kapacitet të bagazhit prej 410 litrave.

Ai do të ketë motor TSI 1.4 litra me 150 kuaj fuqi, dhe çiftëzohet me ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi dhe bosht të përparmë.

Çmimi fillestar në Amerikën e Jugut do të kushtojë rreth 31.000 dollarë, dhe për tregun amerikan do të prodhohet në Meksikë në fabrikën ku prodhohej Beetle deri vonë.

Tarek tashmë është në shitje në Kinë me emrin Tharu, por varianti për SHBA do të jetë "i papërpunuar".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...