Mercedes-Benz C-Class i ri parkohet vet, vozitet në mënyrë autonome deri në 130 kilometra në orë - Bota Sot
Mercedes-Benz C-Class i ri parkohet vet, vozitet në mënyrë autonome deri në 130 kilometra në orë

Auto

Mercedes-Benz C-Class i ri parkohet vet, vozitet në mënyrë autonome deri në 130 kilometra në orë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 10:22
Mercedes-Benz C-Class

Në C-Class të ri, pritet të jetë teknologjia më e lartë, që Mercedes e ka zhvilluar deri më tani

Kohë më parë, kjo makinë është parë teksa testohej e mbuluar me shtresa të mëdha kamuflazhi, që nuk lejonin të shihej asnjë pjesë.

Por, më e rëndësishmja në këtë makinë, duket se është teknologjia e lartë që do të ketë. Sistemi i vet parkimit është shumë i saktë, pasi me kamera, radar dhe lidar nga LG, shoferi vetëm duhet të del nga makina.

Gjatë vozitjes, ofrohet niveli i katërt i vozitjes autonome, që nënkupton se shoferi duhet të jetë i ulur pranë timonit, por jo gjithsesi të vozitë.

Vetura Mercedes-Benz C-Class mund të vozitet vet, derisa lëvizë nën 130 kilometra në orë, derisa deri në 210 kilometra në orë, ofron asistent që paralajmëron se kur duhet shoferi të mbajë timonin.

Lansimi i kësaj makine me teknologji të lartë, do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, teksa do jetë edhe një model që do të rivalizojë me BMW 3 Series. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...