Tregu i automjeteve komerciale në BE tkurret me 7.2 për qind në janar

Auto

Tregu i automjeteve komerciale në BE tkurret me 7.2 për qind në janar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Tregu i Bashkimit Evropian për automjetet komerciale vazhdoi të tkurret në muajin e parë të vitit 2021, me rënie të regjistrimeve të reja prej 7.2 për qind.

Numri i regjistrimeve të automjeteve komerciale ishte 141.462 njësi muajin e kaluar, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

"Kërkesa u tkurr në të gjitha segmentet, megjithëse rënia e shitjeve të furgonëve të rinj kishte ndikimin më të madh, pasi ky segment përbënte më shumë se 80 për qind të regjistrimeve totale të automjeteve komerciale të BE-së", theksoi ACEA.

Me përjashtim të Francës (plus 5.7 për qind), të gjithë tregjet kryesore të BE-së si Spanja (minus 29.3 për qind), Gjermania (minus 17.1 për qind) dhe Italia (minus 6.7 për qind) regjistruan rënie muajin e kaluar.

Gjatë muajit të parë të vitit 2021, segmenti i automjeteve të lehta tregtare u tkurr me 7.1 për qind, me 116.177 automjete të reja të regjistruara në të gjithë BE-në.

Franca, tregu kryesor për nga vëllimi, ishte tregu i vetëm kryesor i furgonëve që pa rritje (plus 7.4 për qind) në janar.

Kërkesa e BE-së për kamionë të rinj të mesëm dhe të rëndë shënoi rënie me 5.8 për qind në 22.795 njësi.

Përveç autobusëve të mesëm dhe të rëndë, kërkesa për kamionë të rinj në të gjithë BE-në shënoi rënie deri në 24.1 për qind në periudhën e njëjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat