Audi vjen me një risi elektrike Q4 E-Tron

Auto

Audi vjen me një risi elektrike Q4 E-Tron

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:07
Audi Q4 E-Tron

Gjiganti i veturave, Audi, ka përgatitur një risi elektrike me veturën Q4 E-Tron, vetëm pak muaj pasi doli në treg modeli E-Tron GT.

Ky model është i mbuluar me teknologji të nivelit të lartë. Brenda është kabina digjitale, dhe sjell ekranin e famshëm 10.1 inç të sistemit MMI, dhe opsionalisht me një diagonale prej 11.6 inç. Ekziston asistenti që i përgjigjet fjalës “Hej, Audi”.

Teknika është ende e panjohur, por llogaritet që të ketë 306 kuaj fuqi, me një bateri 82 kWh, që do të thotë një distancë prej rreth 500 km.

Çmimi në treg për këtë veturë pritet të jetë rreth 40 mijë euro, sipas mediave ndërkombëtare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat