Jaguar Land Roveri krijon sistemin për luftimin e baktereve dhe COVID-19

Auto

Jaguar Land Roveri krijon sistemin për luftimin e baktereve dhe COVID-19

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:06
Jaguar Land Rover

Jaguar Land Roveri ka njoftuar për sistemin e ri të filtrimit të ajrit për përdorim në ambientet e brendshme të veturave që ndalon deri në 97 për qind të baktereve, përfshirë COVID-19.

Aktualisht sistemi është në prototip dhe thuhet se është i aftë të pastrojë në tërë veturën, për të siguruar ambient të pastër dhe të shëndetshëm, njofton autoexpress.

Sistemi funksionon me teknologji të Panasonic, i quajtur nanoe X. Ky përdor një sistem të tensionit të lartë që krijon radikalë të hidroksilit. Në momentin kur viruset kanë kontakt me këtë pajisje, shkatërrohen.

“Kjo teknologji është shembull i shkëlqyeshëm i të qenit në gjendje për t’u shfrytëzuar fuqia e natyrës dhe e vë Jagua Land Roverin në ballë të kësaj teknologjie”, ka deklaruar Alexander Owen, inxhinier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat