Mercedes-AMG S63 i modifikuar nga Brabusi dhe Fostla

Auto

Mercedes-AMG S63 i modifikuar nga Brabusi dhe Fostla

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:01
Mercedes-AMG S63

Në këto fotografitë shihet Mercedes-AMG S63 në version kabrio i cili fillimisht ka kaluar nëpër duar të Brabusit dhe pastaj është modifikuar edhe nga kompania Fostla.

Paketa e Brabusit nga fibra të karbonit përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë, pragjet, mbrojtësit e pasmë, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe enterier me lëkurë ngjyrë të zezë e me disa pjesë po ashtu nga fibra të karbonit.

Nën kofano të këtij Mercedesi gjendet motori Twin-Turbo V8 i përforcuar në 588 kW/800 kuajfuqi.

Përveç këtyre, Fostla e ka mbështjell eksterierin me ngjyrë të gjelbër si dhe rrotat 21-inçësh “Monoblock M “Platinum Edition” të Brabusit me ngjyrë ari.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat