Në Britani, digjet një hangar me mbi 80 vetura të shtrenjta

Auto

Në Britani, digjet një hangar me mbi 80 vetura të shtrenjta

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:03
Britani

Një hangar me plot super vetura në Cheshire në Britani të Madhe është përfshirë nga zjarri.

Sipas një postimi në Facebook të faqes “Supercar Fails”, thuhet se në hangar ishin mbi 80 vetura të shtrenjta të cilat janë djegur në tërësi, duke përfshirë edhe këtë LaFerrari gjysmë të djegur që shihet në foto.

Ky Ferrari ishte njëri nga 499 njësi të prodhuara dhe se vlera e tij thuhet se është mbi një milion funte. Në mesin e këtyre super veturave që janë shkatërruar thuhet se ishte Jaguar XJ220, një nga 287 njësi të prodhuara.

Gjithashtu thuhet se vetura më e shtrenjtë në këtë koleksion që është shkatërruar nga zjarri kishte vlerë mbi 3 milionë funte, shkruan index.hr.

Pronari i këtij koleksioni i ka mbajtur këto vetura në dy salla dhe zjarri i kaploi jashtëzakonisht fort. Edhe pse shumica e këtyre veturave ishin të siguruara, në mesin e tyre kishte edhe modele unike kështu që humbja është e pariparueshme.

Një burim jozyrtar, “The Sun”-it britanik i ka thënë se pronari e ka shumë të vështirë ta përballojë këtë humbje.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat