Brabus 800 “raketa” në rrota

Auto

Brabus 800 “raketa” në rrota

Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:51
Brabus 800

E-Class nga Mercedes futet në listën e veturave limuzinë më të kërkuara në tregun botëror, derisa versioni AMG i shton epitetin e veturës sportive tejet të fuqishme.

Brabus 800 E-Class nga Mercedes ka bërë përmirësime të dukshme në motor, duke i rritur fuqinë, efikasitetin e madje edhe luksin gjatë ngasjes.

Bëhet fjalë për versionin 4Matic, “raketën” që bën tërheqje me të katër rrotat falë ndërruesit automatik me nëntë shpejtësi, kurse shpejtësinë nga 0-100 e arrin për fiks tre sekonda. E kur flasim për shpejtësinë maksimale, kjo “bishë” lëviz deri në 300 kilometra në orë.

Rrotat prej 21 inç e bëjnë më të sigurt gjatë ngasjes, e enterieri e bën çdo shofer të ketë dëshirë ta kaloj ditën brenda tij.

Në Brabus deri më tani nuk e kanë zbuluar çmimin, por kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e klientëve.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat