Fordi për 12 orë pranon 20,000 rezervime për kamionetën e re elektrike

Auto

Fordi për 12 orë pranon 20,000 rezervime për kamionetën e re elektrike

Më: 22 maj 2021 Në ora: 10:28
Fordi

Vetëm një ditë pas prezantimit të kamionetës së re elektrike të Fordit, F-150 Lightning, është ngjallë një interesim shumë i madh i blerësve potencialë.

Prodhuesi prestigjioz amerikan i veturave është lavdëruar se për 12 orë pas prezantimit të kësaj kamionete të re ka shënuar 20,000 rezervime, shkruan Auto News.

Ashtu siç është potencuar gjatë prezantimit, blerësit potencialë mund të rezervojnë modelin e ri të Fordit vetëm nëse parapaguajnë 100 dollarë. Dhe nëse më vonë e anulojnë blerjen, paratë do t’iu kthehen.

Image

Ford F-150 Lightning do të shitet me çmim prej 39,974 dollarë, pa llogaritur subvencionin shtetëror. Në fakt, ky është çmimi për modelin bazik, ndërsa versioni më i avancuar dhe më i shtrenjtë do të kushtojë deri në 90,000 dollarë. Nëse përfshihen subvencionet shtetërore prej 7,500 dollarë, atëherë F-150 elektrik më i lirë do të jetë në dispozicion për 32,500 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat