Mungesa e çipave detyron Audi-n që të përgjysmojë orarin e 10 mijë punëtorëve

Auto

Mungesa e çipave detyron Audi-n që të përgjysmojë orarin e 10 mijë punëtorëve

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:57
Audi

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi, do t’i përgjysmojë orarin 10 mijë punëtorëve për herë të dytë në disa muaj për shkak të mungesës së vazhdueshme të çipave.

Punëtorët në fabrikat e kompanisë në Ingolstadt dhe Neckarsulm do ta pësojnë nga ky vendim ndërsa prodhimi ngadalësohet, raportoi gazeta gjermane Handelsblatt.

Ngadalësimi do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Një zëdhënës ka thënë se Audi nuk kishte marrë ende një vendim se çfarë do të bënte në qershor.

Në janar, kompania u detyrua të veprojë njësoj me të njëjtin numër të punëtorëve për shkak të mungesës së çipave, e cila ka goditur gjigantët e veturave në të gjithë botën.

Këtë javë Volkswageni ka thënë se do të ndërpresë prodhimin në fabrikën e saj në Chattanooga në Tenesi për shkak të mungesës së çipave.

Konsulentët Alix Partners kanë parashikuar që mungesa do t'i kushtojë prodhuesve globalë të vetura 110 miliardë dollarë në total këtë vit.

Dhe disa prodhues të çipave kanë paralajmëruar se kriza ka të ngjarë të zgjasë deri në vitin 2022, duke i shtyrë politikanët të kërkojnë mjete të tjera për të adresuar çështjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat