Karabinierët të parët që marrin modelin e ri të Alfa Romeos, “Giulia”

Auto

Karabinierët të parët që marrin modelin e ri të Alfa Romeos, “Giulia”

Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:00
Alfa Romeo

“Giulia” e shumëpritur e Alfa Romeos filloi prodhimin disa javë më parë dhe një nga të parët që i vuri duart në veturën e zhurmshme ishin karabinierët e famshëm të Italisë.

Megjithëse nuk mund të krahasohen me Policinë e Dubit, karabinierët gjatë viteve kanë përdorur vetura fantastike, duke përfshirë një Lamborghini dhe një Lotus.

Tani mund të shtohet në listë Giulia Quadrifoglio me 505 kuaj fuqi.

Dy nga “Giuliat” me performancë të lartë u dorëzuan gjatë një ceremonie në Romë ku morën pjesë shefi i Fiat, John Elkann, dhe CEO Sergio Marchionne.

Ndërkaq, “Giulia” pritet të dalë në treg për të gjithë konsumatorët gjatë verës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat