Për këtë Porsche ka një ofertë prej mbi 60 mijë dollarë, edhe pse ajo nuk do të kthehet kurrë më në rrugë

Auto

Për këtë Porsche ka një ofertë prej mbi 60 mijë dollarë, edhe pse ajo nuk do të kthehet kurrë më në rrugë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:54
Porsche

Ky 911 GT2 RS është një “ferr i makinave të tjera” dhe edhe pse 911 është tani në një gjeneratë të re, ai mbetet Porsche 911 më i shpejtë që është prodhuar nga kjo kompani ndonjëherë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një GT2 RS i veçantë që është aktualisht në ankand përmes Copart në Hjuston, Teksas dhe në kohën e shkrimit, kishte tërhequr një ofertë më të lartë prej 61,000 dollarë.

Dhe një ofertë e tillë është bërë pavarësisht nga fakti se ai ka një titull “si i pariparueshëm” që do të thotë se nuk mund të riparohet ose rindërtohet dhe mund të përdoret vetëm si një burim i pjesëve të këmbimit ose hekurishte.

Me pak fjalë, kjo do të thotë që makina nuk do të kthehet më në rrugë.

Në përshkrim nuk tregohet se si përfundoi në këtë gjendje ky 911 GT2 RS por padyshim që ishte përfshirë në një përplasje të rëndë pasi përmban dëmtime të mëdha në të gjithë anën e përparme dhe të pasme dhe në të dy anët, veçanërisht atë të shoferit.

Përkundër kësaj, ka padyshim disa pjesë që mund të ruhen. Në mënyrë të ngjashme, është e sigurt të supozohet se transmetuesi i shpejtësive është gjithashtu funksional.

Një pjesë e vogël e pjesëve të jashtme gjithashtu mund të ruhen, duke përfshirë një nga dritat e pasme dhe krahun e pasmë të fibrave të karbonit, ndërsa pjesë të ndryshme të brendshme gjithashtu mund të hiqen dhe shiten. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat