Ferrari lanson modelin me 820 kuajfuqi

Auto

Ferrari lanson modelin me 820 kuajfuqi

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 00:28
Ferrari

Ferrari ka lansuar modelin e ri 296 GTB, një veturë me motor me gjashtë cilindra e që është i pari me version të tillë të motorit që nga modeli Dino 246GTB i lansuar më 1974.

Një model i tillë do të kushtojë rreth 270 mijë euro.

Vetura do të ketë sistem hibrid me motor 2.9-litërsh e rreth 820 kuajfuqi.

Image

Sipas gjigantit të automobilave, vetura do të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 2.9 sekonda. Top-shpejtësia që ai mund të arrijë është 330km/orë.

296 GTB tërheq me rrotat e pasme. Ai ka një motor të vetëm elektrik që është i vendosur në mes të motorit qendror. Kombinohet me marsh automatik prej tetë shpejtësish.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat