Në Britani është hit Dacia– 200,000 vetura të shitura

Auto

Në Britani është hit Dacia– 200,000 vetura të shitura

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Tetë vjet pasi hyri zyrtarisht në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, Dacia ka shitur 200,000 vetura të saj atje.

Dacia u bë e disponueshme për blerësit britanikë vetëm vonë në 2013, me çmime “të përballueshme” dhe katër vjet më vonë ata festuan shitjen e 100,000-të të veturave.

Tani Dacia po shënon dorëzimin e 200,000 automjetit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kjo është blu metalike Sandero Stepway Prestige.

Kujtojmë Dacia është një kompani nga Rumania dhe së fundmi ka treguar rezultate të mira të shitjeve në secilin shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat