Li Auto planifikon shtrirje më të madhe në Hong Kong

Auto

Li Auto planifikon shtrirje më të madhe në Hong Kong

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:06
Li Auto

Prodhuesi kinez i veturave elektrike Li Auto ka thënë se planifikon të mbledhë deri në 1.9 miliardë dollarë në një listë dytësore të aksioneve të tij në Hong Kong.

Aksionet në rivalin Tesla tashmë tregtohen në tregun e aksioneve Nesdaq në New York.

Ky veprim vjen ndërsa firmat kineze të listuara në SHBA përballen me një kontroll të shtuar nga Pekini dhe Uashingtoni.

Ndërmarrja kineze gjashtëvjeçare tha se do të lëshojë 100 milionë aksione në ofertën publike fillestare të Hong Kongut (IPO) me një çmim maksimal prej 150 HK $ (13.85;; 19.30 $) për aksion.

Firma e cila njihet si Li Xiang ka thënë se do të ofrojë 10 milionë aksione për investitorët në Hong Kong.

Çmimi përfundimtar i aksioneve pritet të shpallet para fundit të kësaj jave.

Kompania me bazë në Pekin mblodhi pothuajse 1.1 miliardë dollarë përmes listës së saj në Nasdaq një vit më parë.

Të dielën, Li Auto tha se dorëzoi 8,589 nga automjetet e saj Li One në korrik, një rekord mujor për firmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat