Rusia do të subvencionojë blerjen e veturave elektrike në vend

Auto

Rusia do të subvencionojë blerjen e veturave elektrike në vend

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Përdorimi i veturave elektrike në vendin prodhues të naftës dhe gazit ka mbetur shumë prapa Evropës dhe asnjë veturë elektronike nuk prodhohet në Rusi, por qeveria ka plane ambicioze të prodhimit dhe po merr parasysh stimulin financiar për të rritur sektorin.

Nga gjithsej 45 milionë vetura në Rusi vitin e kaluar, vetëm 11.000 ishin elektronike, shumica e tyre vetura të përdorura.

Me veturat elektrike që janë dukshëm më të shtrenjta se veturat me djegie të brendshme, subvencioni synon t’i bëjë veturat elektrike të prodhuara nga Rusia më të përballueshme, ka thënë për mediat e huaja Maxim Kolesnikov, kreu i departamentit të Ministrisë së Ekonomisë së Rusisë.

Përmes subvencionit, qeveria planifikon të mbulojë 25 për qind të çmimit të blerjes së çdo veture elektrike të prodhuar nga Rusia, në një maksimum prej 8.570 dollarë, ndoshta duke filluar vitin e ardhshëm, tha ai.

Rusia po synon prodhimin vjetor EV të 220.000 njësive deri në vitin 2030 dhe autoritetet kanë thënë se prodhuesit e veturave të huaj kanë shfaqur interes për të prodhuar modele në vend.

Përdorimi më i madh i EV-ve do të ndihmonte Rusinë të përmbushte objektivat e reduktimit të karbonit.

Vendi u bashkua me paktin klimatik të Parisit në vitin 2019 dhe synon të zvogëlojë emetimet deri në 2030 në 70 për qind të niveleve të tyre të vitit 1990, një objektiv që duhet të arrihet lehtësisht për shkak të de-industrializimit që kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1991.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat